Këshilli bashkiak Bulqizë, me vendim unanim, I ka dhënë titullin e lartë “Nderi I qytetit të Bulqizës”, dirigjentit dhe kompozitorit të njohur dibran Xhelil Imeri, për kontributin e shquar në dhjetra vite, në organizimin e veprimtarive muzikore që përbënin pothuaj bërthamën e tërë veprimtarive kulturore të programuara për qytetin dhe gjithë rajonin e Bulqizës. Ceremonia e dhënies së titullit u zhvillua në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Kryekëshilltari dhe kryebashkiaku I Bulqizës, Gazmend Kenga dhe Melaim Damzi, I dorëzuan kompozitorit Xhelil Imeri dekoratën me titullin e lartë “Nderi I qytetit të Bulqizës.Me këtë rast për pjesmarrësit në këtë event u dha një dokumentar për rrugëtimin e lodhshëm, por me vlera, të kompozitorit Imeri, në fushën e bukur të muzikës, me skenar të Hajri Mandrit dhe regji të Llesh Nikollës, titulluar “Gjysëm shekulli me notat e muzikës”. Pas dhënies së dokumentarit, u dha një koncert me këngë të kënduara nga këngëtarë dibranë e bulqizakë, si Qerim Sula, Caje Poleshi, Jeta Mazari, Defrim Mandri, Sherif Dervishi, etj, të cilët ndër vite bashkëpunuan me kompozitorin, dhe ngjallën mjaft emocione për të pranishmit.Në fund Qendra Kulturore e Fëmijëve Tiranë, kishte përgatitur një kolazh me këngë për fëmijë,të kompozuara nga Xhelil Imeri, që janë kënduar ndër vite në festivalet e fëmijëve dhe janë vlerësuar edhe me cmime të para të dyta dhe të treat, si dhe një debutim I suksesshëm nga Grupi I Baletit të Shkollës së Baletit Tiranë ku punon aktualisht kompozitori.