E hënë, 25 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Promovohet krijimi I Forumit Lokal I qeverisjes së mirë dhe antikorrupsionit në Qarkun e Dibrës.

Danjeli
Përfaqësues të sektorëve të shoqërisë në qarkun e Dibrës, përfshirë bashkitë, institucionet e dekon centruara, shoqërinë civile, biznesin dhe median u mblodhën në qytetin e Bulqizës, ku vendosën të krijojnë Forumin Rajonal Lokal të Qeverisjes së Mirë dhe Antikorrupsionit për qarkun e Dibrës, si një forum informal, konsultativ dhe rekomandues, për diskutimin dhe zgjidhjen e problemeve të qeveriisjes dhe luftën kundër korrupsionit në nivel local. Ky forum ngrihet nga Shoqata Antarc në kuadër të Projektit PACT (Partnerë së bashku kundër korrupsionit).Forumi do të japë kontributin e tij në diskutimin e problemeve që lidhen me veprimtarinë e institucioneve publike në funksion të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët sipas standardeve. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të këtij projekti, drejtori I Shoqatës “Antarc” dhe menaxher I Projektit “PACT”, Miftar Doçi, tha se qëllimi I ngritjes së këtij forumi në qarkun e Dibrës, është të kontribuojë në qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit, I cili ka në focus të tij dy qëllime kryesore; -atë të ngritjes së problemeve të qeverisjes jo të mirë dhe të korrupsionit në nivel local, si dhe –atë të përcjellsjes së legjislacionit dhe politikave aktuale locale.Më pas forumi ka vijuar me pyetje-përgjigje dhe diskutime nga të pranishmit

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit