E hënë, 25 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Tubim me rastin e 28 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

tubimi
Në kuadrin e 28 prillit, ditës ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë, Qendra për Marrdhënie Pune dhe Dialog Social ka organizuar një tubim në qytetin e Bulqizës, për të promovuar nismën për mbështetje dhe asistim për organizimin kolektiv të punëmarrësve në ndërmarrje, institucione, degë, apo në çdo nivel tjetër. Në tubimin e organizuar në qendër të qytetit morën pjesë dhjetra minatorë. Ndodhej në këtë tubim edhe kryetari I Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolli, I cili në fjalën e tij tha se Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, do mbetet një aleate dhe besnike e minatorëve për të drejtat e tyre, ndaj I bëj thirrje pushtetit vendor dhe qendror qëtë kthejnë vëmendjen nga minatorët.
Në fjalën e saj, Frosina Gjino, drejtoreshë e Qendrës Shqiptare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, tha se duhet të jemi të gjithë së bashku për të luftuar për punë të denjë dhe kushte sa më të mira sigurie në punë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit