E hënë, 25 Nëntor, 2024

Peshkopi. Seminar trajnues me punonjes te DSHP per përpunimin dhe raportimin e ankesave të pacientëve,

DSHP Peshkopi
Specialistët e njësisë së anti-korrupsionit pranë DSHP-ve të qarkut Dibër këto ditë kanë marrë pjesë në një trajnim për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e ankesave të pacientëve, të organizuar nga Projekti Shëndet për të Gjithë, I financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Trajnimi 2-ditor, i zhvilluar në Tiranë, synon forcimin e aftësive të njësisë së anti-korrupsioni pranë DSHP-së për kuptimin e llojit dhe burimit të ankesës; adresimin e problemit të ngritur, krijimin e një databaze për ankesat, dhe menaxhimin dhe raportimin sa më të mirë të komenteve dhe ankesave që pacientët mund të kenë për shërbimin e ofruar në qendrën e tyre shëndetësore.Që prej vitit 2016, Projekti Shëndet për të Gjithë në kuadër të rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë ka pajisur qendrat shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier, me këndet e transparencës. Këto kënde përfshijnë: posterin për të drejtat e pacientëve, postin e anti-korrupsionit, pyetësorin për cilësinë e shërbimit dhe kutinë e ankesave, ku pacientët e qendrave shëndetësore shënojnë opinion e tyre në lidhje me shërbimin e ofruar.Komentet dhe ankesat që pacientët shprehin në këto pyetësorë ofrojnë një informacion unik mbi nevojat e tyre dhe cilësinë e shërbimit që marrin, ndërsa diskutimet e hapura mbi këto komente ndihmojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor që të kuptojë më mirë problemet e mundshme që mund të ekzistojnë dhe të punojnë për përmirësimin e këtij shërbimi. Opinion i pacientëve në lidhje me shërbimin shëndetësor është I rëndësishëm dhe mund të luajë një rol pozitiv në përmirësim e cilësisë, prandaj një qasje proaktive ndaj komenteve, sugjerimeve apo ankesave të tyre është shumë e rëndësishme. Në kuadër të kësaj, njësitë e anti-korrupsionit, të ngritura pranë DSHP-ve përkatëse, përfshi atë të Matit, I mbledhin dhe analizojnë këto ankesa, me qëllim ofrimin e zgjidhjeve qw përmirësojnw shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Projekti Shëndet për të Gjithë, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe po zbatohet në qarqet Dibër dhe Fier, po i mbështet këto njësi nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, me fokus forcimin e kapaciteteve dhe njohurive.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit