Pas kronikës denoncuese të transmetuar pak ditë më parë në edicionet informative për mungesë të energjisë elektrike në qendrat shëndetësore të Bulqizës dhe disa shkolla të kësaj bashkie ka reaguar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta dhe Kryebashkiaku Melaim Damzi. Drejtori i DSHP, Flamur Meta tha se edhe pse problemi nuk është nën varësi të institucionit që ai drejton, si koordinator i Drejtorisë Rajonale Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Të Kujdesit Shëndetësor, iu ka kërkuar të gjithë drejtorëve të qendrave shëndetësore informacion për mungesën e energjisë elektrike. Meta tha se arsyet kanë qenë të shumta, që nga moslidhja e matësit e deri tek debitë e prapambetura të krijuara nga qendrat shëndetësore. Janë këta të fundit që duhet ta paguajnë energjinë elektrike. megjithatë, Flamur Meta tha se ka patur kontakte me OSHEE-në dhe se brenda një muaji do të rikthehet energjia në këto qendra, qoftë duke lidhur kontratë për pagesë me këste, qëoftë duke vendosur matës:
Një problem i ngjashëm është edhe me disa shkollat të Bashkisë së Bulqizës, kryesisht ato rurale. Për këtë kryetari i Bashkisë Bulquizë Melaim Damzi tha se me fenomenin është njohur nëpërmjet lajmit. Damzi shtoi se grupet e punës po punojnë për plotësimin e dokumentacionit për lidhjen e kontratave me OSHEE-në dhe se përfundimisht problemi do të zgjidhet brenda muajit Mars: