E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Reagon kreu I sindikates se minieres Bulqize per statusin e minatorit

Luan Nika
Kreu i sindikates se minatoreve te Bulqizes Luan Nika,ka reaguar ne lidhje me mosmiratimin e statusit te minatorit nga komisioni parlamentar ai tha se statusi i minatorit duhet te behet sa me shpej,pasi ne industrine minerare veshteresite jane shume te medha.
Prej shume vitesh nga te gjitha partite polike statusi i minatorit ne rrethin e Bulqizes eshte perdorur si sllogan ne fushatat elektorale,por qe nuk eshte realizuar asnjehere.
Projektligji mbi statusin e minatorit synon te rrise pagen minimale per kete kategori dhe te ule vitet e daljes ne pension. Nga ana tjeter, parashikon rritjen e mbeshtjes sociale per minatoret dhe ish-minatoret. Nder te tjera kreu i sindikates shprehet se edhe nga ana jone si sindikate eshte dorezuar nje draft per statusin e minatorit Nderkohe kreu i sindikates se minatoreve Nika ka paralajmeruar nisjen e protestave per statusin e minatorit, i cili eshte kerkuar prej vitesh

Artikuj te ngjashem

Me te fundit