E premte, 15 Nëntor, 2024

Gjorice, zhvillohet panairi agro-ushqimor me produkte te zones.

Panairi Gjorice
Në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Cami”, ne fshatin Gjoricë të Bulqizës, u organizua një panair me gatimet dhe ushqimet tradicionale të zonës. Aktiviteti u realizua nga nxenesit e kesaj shkolle në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të rrethit dhe mbështetjen e komunitetit të zonës. Në panair merrte pjesë edhe dietologia Blerina Bombaj. Ne kete panair, krahas produkteve agro-ushqimore dhe gastronomis se pasur, u evidentuan edhe vlerat folklorike dhe kulturore të zonës. Panairi eshte zhvilluar ne kuader te aktivitetit “shkolla te shendeteshme” pjesë e projektit ‘Shëndet për të gjithë’, i cili po zbatohet në qarkun e Dibrës nga organizata Together for Life e Zvicres. Pershendeti takimin koordinatorja e projektit, Elena Beta,
Jam e impresionuar pasi nuk e prisja nje larmi kaq te madhe ushqimesh qe pergatiten ne kete zone. Konsumoni sa me shume nga keta ushqime qe pergatisni vete, duke qendruar sa me larg ushqimeve qe vijne nga importi, ishte mesazhi qe dha ne kete panair dietologia Blerina Bombaj
Pershendeten me kete rast edhe nxenes, mesues, si dhe specialiste te Drejtorise se Shendetit Publik

Artikuj te ngjashem

Me te fundit