Ne kuader te 70 vjetorit te Minieres, Bashkia Bulqize, ka zhvilluar nje aktivitet, kushtuar ketij pervjetori. Aktiviteti u zhvillua ne sallen e kinemase te Pallatit te Kultures, ku moren pjese minatore, veteran te minieres, personel inxhiniero-teknik, keshilltare te bashkise, etj. Fillimisht pjesmarresit ne kete event ndoqen nje dokumentar te shkurter, per historine 70 vjecare te kesaj Miniere, me e madhja ne vendin tone dhe me gjere..
Pershendeten me kete rast, kryetari I bashkise Bulqize, Melaim Damzi, I cili vleresoi rolin e madh qe ka luajtur kjo miniere nder vite, per ekonomine jo vetem te Bulqizes, por edhe mbare vendit.
Pershendeti gjithashtu edhe inxhinieri actual I kesaj miniere, Petrit Cara, I cili beri nje retrospective te rritjes nder vite te shkalles se mekanizimit te punes ne kete miniere.
Ne fund per te pranishmit, Qendra Kulturore e Pallatit te Kultures, dha nje koncert artistic per te pranishmit dhe kishte pergatitur dhe ekspozuar ne hollin e ketij Pallati, nje ekspozite fotografike,me fotografi te punes ne miniere ndervite, e cila u vizitua nga te pranishmit