Situata në zonat e thella të Bulqizës e krijuar nga reshjet e fundit të dëborës, është drejt përmirësimit. Por administratori i njësisë administrative Trebisht në Bashkinë e Bulqizës, Fitim Balla, thotë se disa zona vazhdojnë të kenë mungesë të energjisë elektrike si dhe disa rrugë ende nuk janë hapur totalisht. Balla shton se po punohet për hapjen e rrugëve si dhe rikthimin e energjisë elektrike, procese të cilat mund të përfundojnë brenda 24 orëve:
125 familjet e fshatit Tërnovë e madhe vijojnë të mbeten të izoluar nga sasia e madhe e dëborës. Po ashtu në këtë fshat ka edhe mungesë të energjisë elektrike. Tre mësues që punojnë atje, nuk kanë mundur të kthehen në Bulqizë, për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora që shkon deri në 80 centimetra. Mësuesit prej 5 ditësh janë strehuar tek banorët e zonës.