E premte, 15 Nëntor, 2024

Situata në spitalin e Bulqizës, reagon drejtori Kaja

spitali
Situata nuk është aspak e mirë në spitalin e Bulqizës. Kushtet në këtë spital nuk mund të përballojnë fluksin e lartë të pacientëve që paraqiten aty çdo ditë. Problemi më i madh mbetet reparti i pediatrisë ku javët e fundit ka patur një fluks të papërballueshëm të fëmijëve të sëmurë me virozat stinore. Mungesa e shtretërve ka bërë që fëmijët të sistemohen nga dy për shtrat. Për drejtorin e spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, kjo ka ardhur si rezultat i fluksit të lartë të fëmijëve të sëmurë me virozat stinore Sa i përket ngrohjes, Kaja pranon se sistemi i ngrohjes me kaldajë nuk funksionon: Problemet në spitalin e Bulqizës nisin që në hyrje të tij, ku akulli i madh, pengon pacientët që i drejtohen spitalit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit