Ne Qytetin e Peshkopise, eshte organizuan eventi i hapjes të projektit Nderkufitar te BE-se qe konsiston ne rritjen dhe zhvillimin e Agrobiznesit ne rajonin e perbashket te Dibres. Ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian promovon rritjen ekonomike ne zonen e Peshkopise dhe te Dibres se Madhe. Pjesëmarrës ne event ishin dhe Deputetja e zones Znj Almira Xhembulla, kryetari i Bashkise Peshkopi, Z. Muharrem Rama, kryetari Bashkise Bulqize, Z.Melaim Damzi, Kryetari i Qarkut, Z. Hajri Laci, dhe zyrtarë te tjere vendorë. Pjese e rendesishme e eventit ishin rreth 220 perfaqesues te Agrobiznesit te rajoneve te Dibres (fermerë kultivues te frutave-perimeve dhe bimëve medicinale, sipërmarrës dhe kompani të angazhuara në bujqësi, përpunues të nën-sektorëve te agrikultures, etj)
Moderimi i ketij eventi dhe prezantimi i komponenteve te projektit u prezantua nga Kordinatori i ketij Projekti, Z.Ilir Pilku
Prefekti i Qarkut te Dibres, Z. Nexhbedin Shehu, ne fjalen e tij perforcoi mesazhet e dhena mbi angazhimin qe ka ndermare Qeveria Shqipetare ne zhvillimin e zonave rurale jo vetem ne bujqesi dhe agrokulture por edhe ne turizem dhe infrastrukture. Midis te tjerave ai theksoi .
Gjithashtu Drejtori i Pergjithshem i AZHR-2, Z. Arben Skenderi, theksoi rolin e institucionit te tij ne implementimin e ketij projekti dhe perfitimet qe do i vine kesaj zone nga ky projekt duke theksuar se nepermjet ketij projekti po krijohet nje produkt i aftë për të përballuar presionin e konkurrencës në tregjet e brendshme dhe të BE-së, që do të përmbushë standardet dhe kërkesat e tregut të BE-së.
Creative Business Solution, Z.Enio Jaco, partneri kryesor implementues ne kete projekt, pervec impaktit te komponenteve te projektit, nenvizoi qe nderhyrje te tilla ne partneritet do te mundesoje qe te injektohen rreth 2-3 milione euro investime kapitale. Per me teper brandimi dhe marketimi i ketyre produkteve do mundesoje nje akses te larte ne tregjet e zhvilluara.
Pjese e aktive ne kete event ishte dhe pjesmarrja dhe prezantimi qe perfaqesuesja e Delegacionit Europian ne Shkup, Znj. Magdalena Sarlamanov, theksoi qe keto iniciativa bashkepunimi jane nje nisme e mire per zhvillimet rajonale duke shmangur ndasite kufitare per nje vizion europian.
Gjate eventit u zhvilluan pyetje dhe pergjigje midis pales zbatuese te projektit dhe perfituesve te agrobizneseve ne kete zone. Gjate kesaj seance perfaqesuesit e ketij target grupi u informuan mbi mjetet qe do te perdoreshin per implementimin e ketij projekti, dhe impakti qe do kishte ky projekt ne zone.