E enjte, 14 Nëntor, 2024

Bulqize/ Bora dhe ngrica, vijojne problemet e qarkullimit te mjeteve.

Policia situata
Edhe pse ne naten e kaluar dhe diten e sotme indesiteti i renjes se debores ka qene me i ulet,, ende qarkullimi I mjeteve ne rruget nacionale dhe ata rurale ne rrethin e Bulqizes, vijon te kete problem. Keshtu rruga nacionale Bulqize-Peshkopi dhe Bulqize-Tirane, vijon te jete e kalushme, por megjithate duhet treguar kujdes nga drejtuesit e mjeteve pasi ne disa segmente te saj, ka prani ngricash, per shkak te temperaturave te ulta, qe kane regjistruar deri ne -8 grade Celsius. Nderkohe pothuajse te gjitha rruget rurale, qe lidhin njesite me qytetin e Bulqizes, vijojne te jene te bllokuara per shkak te debores dhe ngricave. Nderkohe situata ka filluar te normalizohet gjate mesdites se soteme, por megjithate hapja e rrugeve rurale ka mbetur ne meshire te fatit, pasi asnje perpjekje nuk po behet per kete qellim..
Robert Ibrahimaj shefi i sektorit te qarkullimit per qarkun Diber,shprehet se nga ana e policise jane monitoruar te gjitha akset kryesore ku dhe u eshte rekomanduar perdorimi i domosdoshem i zinxhireve, ne akset me problematike si; – Qafe e Buallit- Kraste pasi ne shume segmente te saj vijon te jete e pakalueshme, pa perdorimin e zinxhireve Nderkohe reshjet kane sjelle probleme edhe ne linjat e tensionit te mesem dhe te ulet, te cilat jane riparuar nga nderhyrja e menjehereshme e OSSHEBulqize.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit