Kryetari i Bashkisë Bulqizë Melaim Damzi thotë për Bulqiza Tv se situata e dëborës po mbahet nën kontroll dhe se në të gjitha njësitë administrative janë dërguar mjete borëpastruese. Sipas Damzit duke qenë se reshjet e dëborës janë të vazhdueshme, çbllokimi i menjëhershëm i rrugëve ka qenë i pamundur Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi tha gjithashtu se bashkia është e gatshme për tju përgjigjur çdo emergjence që do të vijë nga zonat më problematike. Sa i përket procesit mësimor, Damzi tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është rënë dakord pezullimi i procesit mësimorë për të shmangur probleme tek fëmijët.