E premte, 20 Shtator, 2024

Klos, shkolla që rrezikon jetën e 380 personave, nxënë e mësues

Gjimnazi klos
360 nxënës mësojnë në gjimnazin “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit. Veç tyre janë edhe 20 mësues të cilët çdo ditë rrezikojnë jetën nga amortizimi i madh që ka pësuar kjo shkollë. Gjendja në këtë institucion arsimor është vërtetë alarmante, pasi çfarë bje jashtë, futet edhe brenda. Amortizimi i shumë i madh i tarracës së kësaj shkolle, ka bërë që në ditët me shi, nxënës apo mësues të futen në ambjente të shkollës me çadër, siç është rasti i këtij mësuesi. Klasat dhe koridoret e katit të dytë të kësaj shkolle janë të gjitha me lagështi, e ndërsa tavanet po thërmohen mbi kokat e nxënësve. Vetë këta të fundit ndjehen të frikësuar gjatë kohës kur janë brenda në shkollë, pasi mendojnë që një ditë, tavanet do t’i zënë poshtë. Drejtori i Gjimnazit “Shaban Çollaku”, Klos, Kasem Muça tha se për problemin në fjalë është vënë në dijeni bashkia e Klosit, Zyra Arsimore Mat dhe Ministria e Arsimit Kryetari i Bashkisë së Klosit Basir çupa thotë se institucioni që ai drejton është i pafuqishëm ekonomikisht për ta financuar rikonstruksionin. Nisur nga kjo, Çupa tha se është depozituar një projekt pranë ministrisë së Arsimit për financim, i cili ende nuk ka gjetur miratim Por ndërsa institucionet presin njëra-tjetrën për ta zgjidhur këtë problem, gjendja fizike e shkollës vijon të rëndohet më shumë duke rritur rrezikun e rreth 380 personave që qëndrojnë në të çdo ditë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit