E enjte, 19 Shtator, 2024

Bulqize/ Bora, furtuna dhe ngricat, bllokohen njesite administrative.

Debora
Reshjet e debores, te rena gjate nates se kaluar dhe dites se sotme, te shoqeruara edhe me ere te forte e ngrica, e kane renduar se tepermi situaten e bllokimit te qarkullimit te banoreve, pothuajse ne te gjitha njesite administrative te bashkise Bulqize. Burime nga policia bejne me dije se rruga Bulqize-Peshkopi, kalohet me veshtiresi pasi ne mjaft segmente te saj ka prani te debores per shkak te eres se forte. Po keshtu edhe rruga Bulqize-Kraste, jo vetem qe kalohet me veshtiresi, por here pas here era e forte grumbullon boren ne mjaft pjese te saj, duke e bllokuar ate. Drejtues te automjeteve shprehen se kalimi eshte mjaft i veshtire edhe me zinxhire Me problematike situate paraqitet ne rruget rurale qe lidhin njesite administrative me Bulqizen, ku pothuajse te gjitha prej tyre rezultojne te bllokuara, duke vene keshtu ne izolim gjithe zonen rurale te bashkise Bulqize. Burime nga njesite administrative, pohojne se gjate dites se sotme ne asnje nga keta rruge, nuk eshte pare te nderhyje per ç’bllokimin e tyre ndermarrja e mirmbajtjes se ketyre rrugeve e bashkise Bulqize. Trashesia e debores qe shkon nga 50 deri ne 1 meter ne zona te thella, si dhe ulja e ndjeshme e temperaturave, ka bere qe shkollat te nderpresin mesimin. Drejtori i zyres Arsimore Kujtim Kerkurti shprehet se nga 20 drejtori te te shkollave 6 prej tyre nuk kane zhvilluar mesim si pasoje e bllokimit te rrugev. Problem mbetet edhe rruget e qytetit si per banoret ashtu edhe per nxenesit,edhe pse e pazakonte kjo debore thone ata ka bere qe shume nxenes edhe ne qytet te mos shkojne ne shkolle.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit