E premte, 20 Shtator, 2024

Urdhëri i infermierit për qarkun Dibër, takim në Bulqize me rastin e Javes se Infermierit

Infermieri Bulqize
Në kuadër të “Javës së Infermierit”, Urdhëri i Infermierit për Qarkun Dibër, zhvilloi këtë të marte një takim me infermierët e rrethit te Bulqizes. Takimi u mbajt ne ambjentet e Restorant BulqizaNe kete takim I cili perkon me 10 vjetorin e urdherit te infermierit te shqiperise moren pjese perfaqesues specialist te qendrave shendetesore te rrethit Bulqize,specialist te drejtorise se shendetit publik,te spitalit etj. Mori pjese edhe presidentja e urdherit te infermierit qarku Diber Shpresa BiÇi. Takimin e hapi Anetarja e urdherit te infermierit qarkut Diber per Bulqizen Etleva Durici e cila pasi falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen beri edhe nje bilanc te punes se urdherit te infermierit ne keto 10 vite.Me pas te pranishmit ndoqen nje dokumentar per 10 vjetorin e Urdherit te infermierit qarkut diber.Presidentja e Urdhërit të Infermierit për Qarkun Dibër, Shpresa Biçi, ne fjalen e saj pershendetese tha se misioni i infermierit vazhdon të mbetet i shenjtë. Me pas Udhëri i Infermierit shpërndau edhe çertifikata mirënjohjeje për disa infermier që kanë kontribuar me dekada në fushën e shëndetësisë me motivacionin “Per kontributin dhe humanizmin si profesioniste nder vite,ne sherbim te jeteve njerezore. Ne fund organizatorja e takimit Etleva Durici dha nje prononcim per televizionin tone.
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit