E premte, 20 Shtator, 2024

Forum I hapur .Problemet sociale ne Bashkine Bulqize dhe adresimi I tyre

Shoqatat
Organizata Trajnim,Edukum dhe Demokraci ne partneritet me shoqaten Ekspertet e rinj Mjedisor organizuan ne ambjentet e Hotel Bulqizes nje forum te hapur me teme “Problemet sociale dhe te punesimit ne Bashkine Bulqize dhe adresimi I tyre” Ne kete takim moren pjese deputeti I Qarkut Diber Perparim Spahiu,kryetari I bashkise Zoti Melaim Damzi,perfaqesues te institucioneve publike dhe vendore si dhe organizata qe veprojne ne fushen e te drejtave te femijeve dhe te rinjeve,drejtues shkollash,nxenes perfaqesues te medias etj.
Hapjen e ketij forumi e beri Danjel Bica Kryetar I shoqates Ekspertet e rinj mjedisor I cili falenderoi pjesemarresit e takimit dhe prezantoi agjenden e ketij forumi, me pas ja dha fjalen moderatorit te ketij takimi, gazetarit Enkel Demi I cili pas pershendetjes se tij ja dha fjalen Kryetarit te bashkise Melaim Damzi I cili beri nje prezantim te disa problematikave qe shqetesojne komunitetin e bashkise Bulqize
Me pas pershendeti edhe deputeti Perparim Spahiu, I cili si perfaqesues I legjislativit, beri prezent disa probleme qe kerkojne zgjidhje nga nderhyrja e qeverise ne bashkepunim me pushtetin vendor per te zgjidhur sadopak problematikat qe ka ky komunitet
Ne vijim te takimit u kalua ne diskutimet ne forum ku pati mjeft bashkebisedime te frytshme ne evidentimin dhe adresimin e shume halleve dhe problemeve qe kane banoret e qytetit te Bulqizes dhe te gjithe rrethit.
Nje permbledhje te ketij takimi e beri per televizionin tone Endrit Dajçi organizator I takimit,perfaqesues I Organizates trajnim,edukim dhe demokraci.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit