E premte, 20 Shtator, 2024

Pastrohen e mbulohen mbeturinat në Qafën e Buallit

Mbetjet

  Kjo është pamja që kishte qafa e Buallit me 14 Pril të këtij viti, pra një muaj më parë. Vendgrumbullimi i mbeturinave të qytetit të Bulqizës ishte kthyer në një kantier të hapur, ku pas hedhjes aty, mbëtjet e ndryshme shpërndaheshin në terren, duke i shkaktuar mjedisit një ndotje të tmerrshme. Por fiks pas një muaji, situata është krejt tjetër. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Bulqizë me anë të punëtorëve të saj ka nisur pastrimin e çdo mbeturine në Qafën e Buallit. Drejtori i kësaj drejtorie, Roland Duriçi tha se do të pastrohet çdo pëllëmbë e territorit dhe se nga sot, nuk do të hidhet më asnjë mbetje pa kriter. Po ashtu, bashkia ka zgjidhur edhe çështjen e grumbullimit në vijim të mbetjeve këtu, pasi është hapur një gropë e madhe dhe se herë të shkarkohen mbeturina, do të mbulohen me dhe Po ashtu bashkia e Bulqizës ka nisur prej muajsh edhe tërheqjen e mbeturinave në të gjitha njësitë administrative.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit