E premte, 20 Shtator, 2024

Fushe-Bulqize, banoret rinisin protesten per ruajtjen e pyllit.

Fush bulqize
Banoret e 4 fshatrave, Dushaj, Koçaj, Qire dhe Lepurake, ne njesine Fushe-Bulqize, te bashkise Bulqize, kane rinisur protestat, kunder shfrytezimit te pyllit te Malit te Bardhe, nga ana e konçensionarit. Kompania konçensionare Almex-Word dhe Lubima shpk, prej 4 vitesh, nuk ka mundur te futet per shfrytezimin e pyllit, pasi eshte perballur me protesten e banoreve te ketyre fshatrave, te cilet e kane kundershtuar nje gje te tille, duke mos lejuar ndertimin e rruges auto-malore, qe kalonte nga keto fshatra, per shfrytezimin e pyjeve. Kesaj radhe konçensionari, per t’iu shmangur perplasjes me banoret, ka tentuar te nderhyje per ndertimin e rruges, ne krahun tjeter te malit, nga Qafa e Kamavecit. Por, eshte pikasur nga banoret, te cilet u hodhen ne proteste, duke mos lejuar vijimin e punimeve nga ana e konçesionarit. Banoret protestues, jane shprehur te vendosur per te mos lejuar shfarosjen e pyellit, pasi eshte asset jetesor I tyre, I vetmi ne zone qe ka mbetur I paprekur deri me tani, ndaj ata shprehen se do ngrehin çadrat, per ta mbrojtur me jete ateNderkohe ata I bejne thirrje kryebashkiakut te Bulqizes, qe te mos mbeshtese konçesionarin, port e mbroje interesin e komunitetit, qe ai drejton.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit