E premte, 20 Shtator, 2024

Inagurohet rikonstruksioni i shkolles se Sllovës

Shkolla Sllove
Nëpërmjet një ceremonie të veçantë u bë këtë të Martë inaugurimi i rikonstruksionit të shkollës së mesme të bashkuar në Sllovë të Dibrës. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin Presidenti i Republikës, Iliri Meta,Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, dhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Rikonstruksioni i kësaj shkolle është bërë nga një emigrant i zonës që jeton prej vitesh në itali. Nga sot shkolla do të mbajë emrin “Ajet Ndreu”, babait të investitorit emigrant Shpend Ndreu. Ky i fundit ka kontribuar jo vetëm se është shkolla e zonës së tij, por edhe për faktin se gjyshi ka qenë mësuesi i shkollës së parë shqipe në zonë dhe babai, ka punuar në këtë shkollë për dekada me radhë. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tregoi edhe rrugën të cilën ka ndjekur Shpend Ndreu për të kontribuar në këtë shkollë. Në fjalën e tij ministri për diasporën Pandeli Majko tha se Shpendi është një shembull për të gjithë shqitarët e diasporës së si mund të kontribuojnë në vendin e tyre. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se gjesti i Shpend Ndreut është motivim dhe se mesazhi është i qartë, të gjithë te kontribuojnë në vendin e tyre. Nëna e Shpendit falenderoi të gjithë krerët e lartë që morën pjesë në këtë ceremoni. Po ashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e të forcave politike në qarkun Dibër, drejtues lokal, e drejtues vendor.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit