E premte, 20 Shtator, 2024

Vjedhjet në Gjoricë zhvendosen tek bagëtia

Pak javë më parë banorët e njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës, denoncuan vjedhjet masive të bizneseve dhe banesave në këtë zonë. Hajdut i kishin marrë me radhë bizneset disa prej të cilëve i kanë vjedhur nga dy herë. Por siduket tashmë ata kanë mbaruar punë me bizneset dhe iu janë vërsulur kafshëve. VJEDHJET CERENECDenoncimi i radhës vjen Sabri Miftari nga fshati Çrenec, të cilit i kanë vjedhur 3 lopët dhe viçin në stallë gjatë natës. Sabriu na tregon se si e konstatoi vjedhjen e gjedhëve në stallë. Po të njëjtën natë i është vjedhur edhe një komshiu lopa
Sabri Miftari tha se ka kërkuar ndihmën e medias për të denoncuar jo vetëm vjedhjen e gjedhëve, por edhe mosgjetjen e autorëve, pasi kjo nuk është vjedhja e parë që ndodh në këtë zonë Për të gjitha vjedhjet që kanë nodhur në njësinë administrative Gjoricë të Bashkisë së Bulqizës, policia nuk ka asnjë autor, ndërsa banorët ndjehen të frikësuar nga ky fenomen që ndodh pothuajse çdo ditë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit