Banoret e fshatrave te njesise Administrative Fushe Bulqize,kane vijuar protesten e rradhes per mbrojtjen e pyjeve.
Protesta e rradhes kete here eshte zhvilluar para Bashkise Bulqize ku banoret kane kerkuar mos lejimin e firmes koncensionare e cila don te shfrytezoje masivin pyjor Sheshet Bulqize. Me pankarta ne duar,ku lexonin mos na prisni pyjet,ndal shkaterrimit te pyjeve banoret u shprehen se kemi ardhe prane bashkiste per te mbrojtur te drejtat tona. Nderkohe Banoret i kane kerkur kryebashkiakut qe te jete prane popullit, ato i bejne tirrje nga ky shesh edhe kryeministrit te Shqiperise qe te marre masa te menjehershme per ndalimin e ketij koncensioni. Sami Curri tha se ky koncension bie ndesh me maratorjumin 10 vjecar te pyjeve. Ish kryeplaku Qemal Stafa ne komunen Fushe-Bulqize shprehet se un nuk kam hedhe asnje firme per miratimin e dhenjes se lejes,dhe se per firmen e hedhur nga ana e personave te tjere do te bej denoncim. Adem Boba tha se nuk jemi per ti vendosur ngjyra drureve,eshte dashur rreth 100 vjet per tu rritur ky pyll ,ku nderkohe keta duan ta presin per 10 vjet. Hazis Keta tha se ndertimi i ketyre fshatrave ka ardhur si rezultat i ketyre pyjeve ,nese keta pyje priten thote ai u ke hequr buken e gojes.Nderkohe banoret mbeten tejet te vendosur per ti mbrojtur pyjet edhe me gjak thone ata.