E enjte, 28 Nëntor, 2024

Bleterritesi Arjan Zogu Valikardhe

bletet
Bletaria eshte nje nder sektoret mjaft te rendesishme dhe te perhapur ne Shqiperi. Shume biznesmen e kane pare kete fushe jo vetem fitimprures, por edhe promovim te produkteve te bletes,produkteve bio dhe me vlera curative. Ne me kameran e Tv Bulqizes u vendosem ne fshatin Valikardhe te njesise administrative Zerqan te bashkise Bulqize,konkretisht ne familjen e Arjan Zogut I cili ka filluar te merret me bletet qysh ne vitin 83.Familja Zogu zoteron aktualisht rreth 250 koshere bletesh dhe e gjithe familja eshte e angazhuar ne rritjen e mirembajtjen e tyre.Zerqani ofron kushte te pershtatshme per rritjen e bleteve pasi eshte nje vend qe dallohet per rritjen e bimeve te ndryshme medicinale.Bleterritesi Arjan Zogu shprehet se ky ka qene nje nder vitet me prodhimtari te mire dhe se muajt Mars deri ne Maj jane me te favorshem per kulloten e bletes.E angazhuar per rritjen dhe mirembajtjen e bleteve eshte edhe nena e Arjanit.Kete profesion ajo e ka ushtruar qe ne vegjeli dhe vazhdon ta ushtroje akoma me deshire, edhe pse ne moshen 76-vjecare.Bleteritesi tregon qe fillimisht ka nisur punen me kete koshere primitive e cila duhet thene qe nuk ka aspak pamjen e koshereve aktuale.Nderkohe ne ndoqem me kujdes dhe procesin e nxjerrjes dhe ambalazhimit te mjaltit.Arjan Zogu shprehet gjithashtu se ai eshte subvencionuar nga ana e ministrise se bujqesise.Profesionin e rritjes se bleteve bleterritesi Zogu e paralelizon me rritjen e femijeve ndaj ai ben apel qe kush ka mundesi te investoj ne kete sector dukw I dhene perparesi te vecante.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit