E premte, 29 Nëntor, 2024

Bulqizë, Takim i Ministri Klosi me protestuesit per pyjet

Takimi
Banorët e fshatrave Koçaj, Dushaj e Kokërdhok në njësinë administrative Fushë – Bulqizë kanë vijuar protestat e tyre në mbrojtje të masivit pyjor të Malit të Bardhë. Këtë të shtunë të pranishëm në protestën e radhës të zhvilluar në “Kodrën e Danit” ishin edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga Deputetja e Qarkut Dibër, Almira Xhembulla dhe Prefekti i Qarkut, Nexhbedin Shehu. Banorët i kërkuan ministrit Klosi anullimin e Konçensionit, pasi nuk do ta lejonin firmën të vijojë punimet. Ata u shprehën se do ta mbrojnë me gjak masivin pyjor “Sheshe Bulqizë” në Malin e Bardhë. Si formë dënimi ndaj qeverisë, banorët i thanë ministrit Klosi të qëndronte në diell në të nxehtë për dy orë. “Kishte vend edhe në hije, por qëllimisht të kemi lënë dy orë në diell” – i tha njëri prej banorëve ministrit Klosi Duke vlerësuar këmbënguljen e banorëve, Ministri Klosi iu premtoi atyre anullimin e konçensionit. Sipas tij, gabimet e kaluara nuk duhet të përsëriten, pasi mësioni i kësaj qeverie është që të shtohen masivet pyjore dhe jot ë priten Banorët e njësisë administrative Fushë – Bulqizë, prej katër vitesh po pengojnë zbatimin e një leje për shfrytëzimin e Malit të Bardhë me pretendimin se do të shkatërrohej gjithçka. Leja e dhënë për këtë masiv pyjor është dhënë që në vitin 2015 kur pyjet ishin nën varësi të ministrisë së mjedisit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit