Të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Qarkun Dibër, po vlerësohen nga grupet e punës në terren. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se dosjet po përpilohen nga të katër bashkitë të cilat më pas do t’i kalojnë në këshillat bashkiak respektiv. Për këtë Shehu shtoi se pritet miratimi i tyre sa më shpejt e më pas t’i dërgohen prefekturës për konfirmim e do të përcillen në drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë. Sa i përket mbulimit të shpenzimeve për dëmet e shkaktuara, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u shpreh se një pjesë të tyre do t’i mbulojnë vetë bashkitë, ndërsa pjesën tjetër, emergjencat civile Në të gjithë qarkun Dibër janë rreth 600 banesa të raportuara të dëmtuara nga tërmeti i rënë me 11 Gusht.