E premte, 22 Nëntor, 2024

Gjorice, banoret kunder qeverise, per  ndertimin e dy Hece-ve.

Gjorice

Projekti i qeverise, per ndertimin e Hece-ve, ne Zallin e Bulqizes, ne zonen e Gjorices, qender e njesise administrative me te njejtin emer, ne bashkine Bulqize,ka shkaktuar revolte e indinjate tek banoret e Gjorices, te cilet, per te treten here radhazi.Perpjekjen e Drejtorise Rajonale te Mjedisit Diber, per te organizuar nje degjese publike  me  banoret , per ndikimet ne mjedis te projektit, e eshte  kthyer  ne proteste nga ana e banoreve , duke kerkuar largimin e tyre, pasi ujin ne zallin e tyre, ata e perdorin per te pire dhe vaditje.  Banoret kane qene te prere, se nuk do lejojne qe uji te futet ne tubacione, per te thare keshtu zallin, pasi u shkaterrohet natyra, cenohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.

 Dhjetra banore te mbledhur ne qender te Gjorices, jo vetem qe nuk kane pranuar  te futen ne degjese publike, me DRM Diber, por kane qene kategorik ne kerkesa, per largimin e tyre.   – Nje nga banoret, ne indinjate e siper u shpreh:  – “Nuk ka kapedan qe mund te marre Gjoricen.  Ju bej thirrje, “largohuni prej Gjorice”, pasi  ketu ka mbetur Hajredin Pasha, duke lene 12 mije ushtare, e jo ju.  Ndaj largohuni sa me pare, pasi kesaj i thone, ” Gjorica e kuqe”. Ish inspektori i mjedisit, Shpetim Kaja, banor i ketij fshati, tha se, – Gjorica eshte nje fshat qe ka 1400 ha toke, qe zhvillohet mbi bazen e ekzistences se ketij lumi.  Çuditem me inspektoret e mjedisit, si mund te jene dakord me kete projekt!  Gjorica eshte nje vend me gjelberim, ajer, me te gjitha.  T’i fusish Gjorices ujin neper tuba, do te thote ti marresh lageshtiren ajrore, si dhe te gjitha gjallesat e ketij zalli.

  Nje tjeter banor u shpreh se Gjorica ka nevoje 24 ore per uje, pasi punojne mullinjte e blojes, vaditet toka dhe funksionojne puset e ujit, ne oborret tona.  Nese do vijoje kembengulja per ndertimin e ketyre Hece-ve, ne do dalim te bllokojme rrugen nacionale, pasi zalli eshte vete jeta jone.  -Do derdhim djerse, do derdhim gjak, nuk na mposht paraja Ne tri rastet qe Drejtoria Rajonale e Mjedisit, ka tentuar te realizoje degjesen publike, me banoret, kryebashkiaku dhe administratori i njesise administrative Gjorice, nuk kane qene prezent. Keshilltari i bashkise Bulqize dhe njeheresh banor i fshatit Gjorice, Behar Cami, thote:  – “kam kontaktuar dhe debatuar per kete problem tri here me kryetarin e bashkise dhe me ka thene, – “une nuk di gje, nuk me pyet njeri per kete pune, keto gjera vijne prej lart.  

Artikuj te ngjashem

Me te fundit