Nxenesit e Shkolles 9-Vjeçare Shefqet Tançi ne Lagjen e Re ne rrethin e Bulqizes gjate gjate dites se soteme kane bojkotuar mesimin. Shkak eshte bere zhvendosja e tyre ne nje shkolle ne lagjen e vjeter , pasi shkolla ne lagjen e re te tyre ka nisur sot rikonstruksionin e saj. Te shoqeruar nga prinderit, femijet kane protestuar sot para Bashkise Bulqize dhe Zyres Arsimore,te cilet kane kerkuar transportin e nxeneseve nga Lagjia e Re ne ate te Vjetren dhe shoqerimin e tyre me kujdestar. Banoret shprehen se femijet e kane shume te veshtire te shkojne ne shkollen ku jane zhvendosur.Nder te tjera ata shprehen se,sitauate me e veshtire per dergimin e femijeve ne shkolle eshte periuadha e dimrit. Vete nxenesit e kesaj shkolle kane trokitur prane dyerve te Bashkise per zgjidhjen e ketij problemI. Sipas Nenkryetarit te kesaj Bashkie Shpetim Rama shprehet para nxeneseve dhe banoreve se,detyrim i transportit te nxeneseve eshte detyrim i zyres Arsimore,pasi ne si Bashki nuk kemi as fonde dhe mjete per transport. Banoret te cilet ju drejtuan zyres Arsimore Bulqize nuk moren asnje pergjigje Nderkohe banoret shprehen se ne nuk do ti dergojme femijet ne shkolle deri ne zgjidhjen e problemit te nxeneseve