Për katër netë me rradhë në qytetin e Peshkopisë dhe atë të Dibrës së madhe u zhvillua Oda Dibrane . Në fakt ky festival me këtë emër nuk mund të kishte kuptim të zhvillohej vetëm në Peshkopi, ndaj organizatorët prej 5 vitesh e zvillojnë atë edhe në Dibër të Madhe. Në natën e parë për publikun performoi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria.Ndërsa për tre ditë me rradhë rrugët e qytetit të peshkopisë u mbushën me artistë. Më shumë se 500 artistë të ardhur nga të gjitha trojet Shqipfolëse ,performuan në skenën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” . Pjesëmarrësit vlerësojnë maksimalisht festivalin ,pasi vit pas viti grupet sjellin vlerat e folklorit nga ato vijnë. Ajo ç’ka e bën të veçantë këtë festival është jo vetëm pjesëmarrja e të rinjve në përbërje të grupeve, por kriteret strikte sa i përket kostumografisë , dhe materialeve që sjellin. Prof.i Akademisë së Arteve Zef Çoba shpreh vlerësimin maksimal të publikut, pa një partneritet të tillë nuk do të mund të realizohej. Ai shpreh shqetësimin për mbështetjen e institucioneve vendore dhe Ministrisë së Kulturës . Festivale të tilla duhet të jenë në fokusin e Ministrisë për shkak se këto po mbajnë gjallë folklorin. Gjatë katër ditëve në ambjentet e pallatit të kulturës qëndroi e hapur një ekspozitë me fotografi të Odës Dibrane në vite. Në natën e fundit u ndanë edhe çmimet , ku nuk munguan çertefikatat dhe mirënjëhjet për rapsodët më të mirë ,valltarët më të mirë , kostumografinë. Çmimin Haziz Ndreu e mori grupi i Mirditës , me rapsodin më të mirë. Drejtori i festivalit Veli Vraniçi ( mjeshtër i madh) thotë se festivali e ka arritur qëllimin ,pasi grumbullon folklorin,ritin ,alegorinë, dhe lojërat popullore duke mbajtur gjallë vlerat folklorike . Ai tregon se të organizosh një festival kaq të madh ka shumë vështirësi ,por nëse ke dëshirë dhe partneritet me publikun dhe biznesin vendas mund ta realizosh.