E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Artistet Bulqizake ne festivalin “ODA DIBRANE”

Oda dibrane Bulqiza

Për katër netë me rradhë në qytetin e Peshkopisë  u zhvillua festivali Oda Dibrane  . Më shumë se 500 artistë të ardhur nga të gjitha trojet Shqipfolëse ,performuan në skenën e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” .  Pjesëmarrësit vlerësojnë maksimalisht festivalin ,pasi vit pas viti grupet sjellin vlerat e folklorit nga ato vijnë. Ajo ç’ka e bën të veçantë këtë festival është jo vetëm pjesëmarrja e të rinjve në përbërje të grupeve, por kriteret strikte sa i përket kostumografisë , dhe materialeve që sjellin.Ne kete festival mori pjese edhe grupi artistic I qendres kulturore Bulqize drejtuar nga drejtoresha e ketij institucioni Vjola Gjikola. Artistet Bulqizake zbriten ne skenen e pallatit te cultures me nje program modest me kenge valle e melodi me instrumenta popullor.Programin e ketij grupi e hapi Kengetari Agim Huna dhe grupi I vajzave me kengen  I thuj asaj cuces. Me pas vijuan me numrat e tjere te ketij grupi si melodi me bilbil interpretuar me mjeshteri nga instrumentisti Besnik Dema,kenga Iku dimri iku vera kenduar nga Hajri Alimani dhe grupi I vajzave duke ja len vendin me pas valles me motive nga Golloborda e cila I interpretua nga grupi I vajzave te Golloborfes. Me mjaft nivel u paraqiten edhe vellezerit  Xhevat e Zabit Kodra te cilet shoqeruan grupin me instrumentat e tyre curle e loder. Rane ne sy edhe kostumet popullore te Bulqizes dhe zonave te sjaj te cilat I dhane nje bukuri dhe larmi ngjyrash ketij festivali.    Ne fund juria  nderoj me certifikaten e keti festivali instrumentistin Besnik Dema per interpretim me nivel ne instrumentin e bilbilit   Ne pergatitjen e grupit u angazhua I gjith stafi I qendres Kulturore te cilet pershendesin edhe kryetarin e Bashkise Melaim Damzi per mbeshtetjen financiare  

Artikuj te ngjashem

Me te fundit