Eshte zhvilluar me nje nivel te larte artistik, ne nje nga sallat e muzeut historik kombetar,promovimi I librit Dibra Zemra e kombit e autorit Hysen Dervishi. Autori Hysen Dervishi si prezantim per shikuesit tane eshte nga Fshati Lukan I Dibres dhe ka qene prej nje periudhe mbi 10 vjecare Drejtor I pallatit te kultures Bulqize ku jetoi dhe punoi ne kete detyre duke gjalleruar jeten kulturore te qytetit,Per nder te veprimtarise se tij drejtuese mori edhe vleresimin e keshillit bashkiak Bulqize duke u nderuar me titullin “Qytetar nderi” Ne kete aktivitet qe u drejtua nga moderator Defrim Methasani moren pjese shume personalitete te kultures dhe politikes,shkrimtare e artiste,veteran dhe bashkepunetore te Hysenit ne fushen e kultures ne Bulqize,Diber e Mat atje ku punoi e kontribuoi. Nderuan me pjesemarrjen e tyre Edhe prefekti I qarkut Diber Nexhbedin Shehu,kryetari I bashkise Bulqize Melaim Damzi,deputeti I Dibres Xhemal Gjunkshi,Kryetari I bashkesise Dibrane Bujar Kapexhiu,miq nga Dibra e madhe te aferm te familjes etj. Ceremonia u hap me ekzekutimin e hymnit kombetar dhe me pas kryetari I bashkesise Dibrane Bujar Kapexhiu pershendeti te pranishmit dhe beri nje prezantim te vlerave te librit duke u bazuar dhe komentuar titullin e librit “Krenaria Dibrane”. Me pas nje analize te hollsishme librit I beri edhe kryeredaktori I Gazetes Bulqiza, gazetari dhe botuesi I disa librave Halil Rama .Fjalen ne kete ceremoni e moren edhe pjesemarres te tjere te cilet bene vleresimet e tyre per librin dhe autorin e tij si Aqif Ademi,Xhelil Ymeri,prefekti I qarkut Nexhbedin Marku,shkrimtari dhe studiusi Koli Ndreka,deputeti Gjunkshi e mjaft te tjere. Ne vijim te aktivitetit ju dha fjala kryetarit te bashkise Bulqize Melaim Damzi per dhenjen e certifikates “Qyetar nderi” i Bulqizes per zotin Hysen Dervishi. Nuk munguan ne kete aktivitet edhe interpretime te artisteve dibrane si Vera Laci,Sherif Dervishi,Lirie Rasha,Dritan Jashari,Defrim Mandri,grupi I valleve te shkolles se baletit me valle Dibrane etj.Ne perfundim gazetarja e televizionit tone mori edhe disa mbresa dhe kujtime te protagonisteve dhe bashkepunetoreve ne fushen e artit ne Bulqize gjate kohes qe drejtonte Hysen Dervishi