Me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, Shqipëria hyri në nje fazë të re duke përfituar veç të tjerash, edhe mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të vendosura në dispozicion për mbështetjen e sektorit të bujqësisë. Nëpërmjet IPARD, një projekt i Bashkimit Europian i menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë së saj AZHBR, janë vendosur ne dispozicion te fermereve shqiptar rreth 17 milion Euro, perfshire ketu edhe fondet e shtetit shqiptar.Mirëpo kur bëhet fjalë për përthithjen e këtyre fondeve, sektori bujqësor përballet me sfida dhe vështirësi të cilat lidhen kryesisht me pamundësinë e fermerëve për të përballuar shpenzimet e investimit në avancë. Në këto kushte, për pjesën më të madhe të fermerëve që nënshkruajnë një kontratë për përfitimin e granteve, lind nevoja që të marrin mbështetje financiare parapake nga sistemi bankar apo institucionet mikro-financiare. Në këtë kontekst, NOA, një institucion mikrofinanciar me një histori 20 vjeçare në tregun shqiptar, organizoi me fermerët e Peshkopise dhe zonave përreth një seminar mbi financimin e agrobiznesit. Në këtë takim, drejtuesit e NOA-s ofruan informacion konkret mbi mënyrat sesi mund të përfitohen fondet e projekteve të Bashkimit Europian apo edhe fondet e granteve të qeverisë shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit me NOA-n. Në këtë kuadër u prezantuan produktet e krijuara nga NOA posaçërisht për përthithjen e këtyre fondeve, të cilat konsistojnë në kredi me kushte shumë lehtësuese për shuma deri në 100,000 Euro, të cilat mundësohen për ata fermerë që firmosin një kontratë me AZHBR për përfitminin e një granti Për të ofruar sa më shumë informacion të dobishëm për fermerët,Elvis Çaushi, Drejtor i Zhvillit te biznesit ne NOA dhe keshilltare te jashtem te biznesit prane NOA kane mbajtur referatet e tyre ne kete aktivitet. per te dhene informacion me te detajuar të kushteve që duhen plotësuar për përfitimin e granteve nga IPARD dhe skemat kombëtare të qeverisë shqiptare. Ata këshilluan në detaje fermerët për mënyrat sesi mund të zgjidhin problemet apo vështirësitë që ata mund të hasin përgjatë proçesit. Rreth ketij takimi foli Drejtori i deges Kukes, Indrit Cara