E martë, 22 Prill, 2025

Feste sportive ne Sohodoll

Defrimi
Komentatori dhe gazetari sportiv Defrim Methasani është bërë promotori I nje feste sportive në vendlindjen e tij  kthim në vendlindje . Qellim I ketij aktiviteti ishte  për të promovuar kudo në Shqipëri sportin dhe vlerat e tij, nderkohe qe rikthehet  në vendlindjen e tij, në Sohodoll të Dibrës. Të pranishëm në këtë eveniment ishin dhe shumë figura të njohura të sportit si gazetarë, analistë, komentator. I pranishëm ishte dhe Leonard Tase këshilltar i presidentit Ilir Meta për sportin( ish volejbollist i njohur ) drejtoresha e DAR Brikena Dani sekretarja e prefktit e shumë e shumë të tjerë Ne diten e pare  u zhvilluan dy ndeshje futbolli ku ndeshja e parë ishte mes shkollave dhe e dyta për të rritur mes fshatrave . Ku fitues në të dyja ndeshjet ishin vendasit. Në fund të takimeve u shpërndanë medalje për të gjithë ekipet dhe dy kupa me emrin ”  Fadil Shulku ” për ekipet fituese.  Nuk munguan as mirënjohjet e shumta që Defrimi kishte pregatitur. Ditën e dytë në shkollën e Sohodollit Defrimi kishte organizuar dhurimin e mbi 160 librave për biblotekën e shkollës, mbi 50 komplete sportive, 13 topa futbolli orgjinal të FIFAS mbjelljen e 16 pemëve në oborrin e shkollës e shumë e shumë dhurata të tjera. Në mbyllje të këtij evenimenti Ai u zotua se do kthehej sërish në shtator me nisma dhe dhurata të tjera jo vetëm në Sohodoll por dhe në shkolla të tjera.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit