E martë, 22 Prill, 2025

Godinat e braktisura në Bulqizë që rrezikojnë jetën e banorëve

Parku
Këto godina të braktisura në lagjen Çupi të Bulqizës janë kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve aty pranë. Dikur ato kanë shërbyer si ambjente te ish parkut te automjeteve dhe me pas në vend për seleksionimin e kormit, por më pas u braktisën. Ndonëse nuk janë pronë e asnjë privati, ato frekunetohen nga banorët por kryesisht fëmijët. Këta të fundit  jo vetëm i përdorin për të gërmuar me shpresën se aty do të ketë mbetur ndonjë gurë kromi. Por muret anësore po dëmtohen edhe për t’i marrë hekurin që më pas e shesin për skrap. Për të gjitha këta arsye, banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik. Ata kërkojnë që të merren masa ose duke e izoluar zonën ose duke e shembur objektin  Këto godina ndodhen pranë lagjes së re të qytetit të Bulqizës dhe janë krejtësisht të aksesueshme nga çdo grupmoshë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit