Takimi I thirrur nga administratori i Njesise Administrative Fushe – Bulqize, Agron Boja me banore te tre fshatrave Dushaj, Koçaj, Dragu per te diskutuar lidhur me ndertimin e tre HEC-eve ne kete zone eshte kthyer ne nje proteste. Banoret e kane akuzuar administratorin se eshte pale me firmat qe duan te ndertojne HEC-et. Ky i fundit e kishte thirrur takimin vetem 1 dite para dhe pa njoftuar te gjithe banoret. Banoret u shprehen te vendosur se do ta mbrojne ujin deri ne fund dhe me jeten e tyre, duke ju bere thirrje firmave te cilat kane projektuar ndertimin e HEC-eve qe te largohen sa nuk eshte vone. Ne zonen e Fushe – Bulqizes jane projektuar per t’u ndertuar tre HEC-e te cilat kane hasur ne kundershtimin e fuqishem te banoreve. Aktualisht procedurat per miratimin e lejes per ndertimin e HEC-eve kane ngelur ne Keshillin Bashkiak Bulqize. Banoret kundershtojne ndertimin e HEC-eve pasi sipas tyre do te shkaterroje natyren, do t’ju merret uji vadites dhe i pijshem dhe shume deme te tjera. Pak muaj me pare, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte ne Fushe – Bulqize dhe anuloi koncesionin per shfrytezimin e masivit pyjor “Sheshe Bulqize”, ku banoret per 4 vite kishin bllokuar zbatimin e kontrates, pasi e kundershtonin nje koncesion te tille.