Eshtë kthyer në traditë tashmë,qe në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, për agjëruesit e besimit mysliman të shtrohen iftare nga persona apo isntitucione të ndryshme. Nje nga keto institucione eshte edhe Fondacioni “Jangulli” në Bulqizë I cili eshte ne vitin e trete te tij qe gjate muajit te madherueshem Ramazanit shtron cdo dite iftar për agjëruesit e qytetit te Bulqizes ku sipas informacionit qe na dha drejtoresha e ketij fondacioni, ketu kane ngrene iftar cdo nate nga 160 deri 170 persona, besimtarë e besimtare që kanë sakrifikuar me agjërim në këtë muaj të shenjtë te Ramazanit. Drejtoresha e ketij fondacioni Floranda Gurra falenderoi nepermjet mikrofonit te televizionit te Bulqizes te gjithe mbeshtetesit dhe kontribuesit per kete muaj te bekuar, si bordin drejtues te fondacionit Jangulli per te gjithe mundesine e krijuara duke u treguar I pa kursyer ne shpenzimet e ketyre iftareve,falenderoi myftinine bulqize,myftiun dhe imamin te cilet kane dhene kontributin e tyre ne mirorganizimin e ketyre iftareve,falenderon te gjithe stafin qe ben te mundur pergatitjen e ushqimeve,shtrimin dhe sherbimin ne keto nete. Duke vijuar me tej ne prononcimin e saj zonja Gurra beri edhe nje pershkrim te bamiresive qe ka bere dhe ben ky fondacion.Ne me kameren tone vezhguam edhe punen pergatitore te stafit te fondacionit Jangulli,ambjentet dhe gatimet qe ishin pergatitur per iftarin e rradhes ku mesuam se jane bere gati per te pritur dhe sherbyer rreth 170 personave argjerues te moshave dhe gjinive te ndryshme ku disa prej tyre dhane dhe pershendetjet per fondacioni dhe bamiresite qe ben.Duke e mbyllur kete kronike drejtoresha Gurra uroi edhe njehere besimtaret musliman per kete muaj.