Peshkopi. Hapet sezoni turistik në Dibwer, me festёn e qershisё, me 1 Qershor 2019.Vizito Dibrёn, janё njё sёrё aktivitetesh qё organizohen pёr tё promovuar Dibrёn si njё destinacion turistik qё shquhet pёr mikpritje, traditёn dhe natyrёn e mrekullueshme.
Festa e Qershisё ёshtё njё nga 9 festat lokale nё Bashkinё Dibёr, dhe qё organizohet pёr gati 3 vite nё Peshkopi nga grupi i organizimit tё festave lokale, nё kuadёr tё programit Dibra: Turizёm dhe Traditё (D2T), mbёshtetur nga USAID dhe Ambasada Suedeze nё partneritet me ALCDF dhe Bashkinё Dibёr.
Dibra ёshtё zona qё zё vendin e parё nё Shqipёri pёr prodhimin e qershisё, ku janё mё shumё se 385 ha me pemtore qershie dhe me njё prodhim mesatar vjetor rreth 2400 ton. Pikёrisht, pёr tё festuar hapjen e sezonit turistik ёshtё zgjedhur festa e qershisё si fruti i parё i vitit.
Mё shumё se 40 pjesёmarrёs fermerё morrёn pjesё nё panairin e organizuar me kёtё rast, ku u prezantuan varietete tё ndryshme qershie, agropёrpunues tё qershisё, gatime tradicionale, artizanё lokalё dhe prodhues mjalti. Festa e Qershisё, ishte vetёm hapje e sezonit turistik, i cili do vazhdojё edhe me festat e tjera lokale si Festa e Drinit, festa e Bjeshkёs, Oda Dibrane, dhe mbyllen me Festёn e tё Vjelave. Organizatorёt e kёtij eventi janё optimist qё ky vit do jetё njё vit i mbarё pёr turizmin nё Dibёr, ku shikohet njё interes nga vizitorёt e huaj dhe vendas