E martë, 26 Nëntor, 2024

BULQIZE.NDEROHET ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” ISH USHTARAKU DHE KRIJUESI AQIF KARAJ

 
Qytetar nderi
Keto dite ne sallen e shfaqjeve te qendres kulturore Bulqize ju dha titulli “Qytetar Nderi I Bulqizes”pas vdekjes ushtarakut,intelektualit dhe krijuesit Aqif Karaj. Ne kete ceremoni moren pjese familjare,shoke e bashkepunetore te Aqifit. Mori pjese edhe kryetari I bashkise Bulqize Melaim Damzi,anetare te keshillit bashkiak dhe te ftuar te tjere.  Takimin e hapi Drejtoresha e zyres se arsim cultures ne bashki Teuta Cami e cila prezantoi edhe qellimin e ketij aktiviteti dhe duke ja dhene fjalen fillimisht vajzes se te dekoruarit Lindita Karaj e cila mes emocionesh ne emer te familjes falenderoi pjesemarresit ne kete takim per dhenjen e titullit babait te saj,Ceremonia me pas vijoi me shfaqjen e nje dokumentari te shkurtes mbi jeten dhe veprimtarine e te ndjerit Aqif karaj e cila ngjalli mjeft emocion tek te pranishmit.                                                    Me pas ju dha fjala kryetarit te bashkise Bulqize per pershendetjen e rastit dhe dhenjen e titullit “Qytetar nderi I Bulqizes”per Aqif Karajn e cila ju dorezua djalit te tij Gazmend Karaj.Ne vijim dhane kujtimet e tyre per te pranishmit edhe Fatos Daci anetare I lidhjes se shkrimtareve te shqiperise, ish kolegu I tij Rifat Halili dhe krijuesi dhe studiuesi Aziz Keta. Ne perfundim familjaret shtruan dhe nje dreke ne ambjentet e restorant Bulqiza per te pranishmit per nder te kujtimit dhe dhenjes se ketij titulli.   

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit