Reshjet e mëdha të shirave janë kthyer në problem për rrugët e paasfaltuara. Këtij problemi nuk i ka shpëtuar as rruga Qafa e Buallit – Krastë e cila është nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por edhe pse kjo rrugë renditet tek rrugët nacionale, kohët e fundit gropat e krijuara në të nuk po mbushen as me zhavor. Drejtuesit e mjeteve thonë se prej ditësh nuk kanë parë asnjë mjet apo punëtor të firmës mirëmbajtëse për të mbushur gropat. Sipas drejtuesve të mjeteve, kalimi në këtë aks rrugor është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm sidomos në ditët me shi. Ndonëse dikur aksi rrugor Qafa e Buallit – Krastë ishte i asfaltuar, tashmë ai është kthyer si rrugë rurale, duke bërë të mundur që mjetet e vogëla ta kenë të vështirë qarkullimin në të.