Kryetari i Sindikatës së Minatorëve 91’, Fiqir Xibri i mbështetur nga një numër i vogël ish minatorësh, i ka kërkuar presidentit të vendit, Ilir Meta, të mos dekretojë ligjin e fundit të miratuar në përlament për minatorët. Xibri tha se Rama shkeli paktin me sindikatën e cila do të bënte vetingun e pensioneve të paligjshme të minatorëve dhe qeveria do të miratonte statusin e minatorit Edhe vetë minatorët pjesmarrës në këtë protestë thirrje para presidencës, të ardhur nga Bulqiza e qytete të tjera, i kërkuan kreut të shtetit, Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin e miratuar sëfundmi në parlament.