E martë, 26 Nëntor, 2024

Bulqize. Nderohet me titullin “Qytetar Nderi ” i Bulqizes inxhinieri,mesuesi e drejtuesi  Osman Miha

 
Q nderi
Eshte zhvilluar ne nje nga lokalet , private ne Bulqize ceremonia e dhenjes se titullit “Qytetar Nderi” i Bulqizes Inxhinierit,mesuesit e drejtuesit Osman Miha. Ne kete ceremoni moren pjese ish kolege te Osmanit.mesues e inxhinjere,bashkeqytetare e familjare te tij, intelektuale e drejtues te institucioneve te rrethit,anetare te keshillit bashkiak. Mori pjese edhe Kryetari i Bashkise Bulqize Melaim Damzi dhe te ftuar te tjere.  Kete ceremoni e drejtoi moderatori dhe gazetari sportiv Defrim Methasani i cili ne fjalen e tij ne hapje te ketij eventi u shpreh se jam me te vertete i lumtur kur ju sherbej njerezve me vlera. Me pas moderatori i kesaj ceremonie ja dha fjalen Kryetarit te Bashkise Z. Melaim Damzi i cili shprehu edhe motivin e ketij titulli nderi, per njerez qe kane shebyer per qytetin e Bulqizes.         Ne vijim pjesemarresit u njohen me punen dhe veprimtarine e Osmanit nepermjet nje dokumentari ku ishin nderthurur bukur jeta dhe veprimtaria e tij qe nga shkollimi e deri ne ditet e sotme,ku dilte ne pah kembengulja e Osmanit per ti shkuar gjerave deri ne fund, vizioni i tij i qarte per drejtimin ne arsim,marredhenjet e ngushta me kolektivin dhe kerkesa e larte e llogarise ndaj vetes,kolegeve e nxenesve qe mesoi.  Osmani ishte dhe studiues dhe krijues i cili ka lene gjurme me krijimtarine e tij ne botimin e librave per minieren dhe Gjeologjine,per transportin ne miniere,makinat ne miniere etj, te cilat u bene baza studimi ne shkollat e Gjeologji Minierave ne te gjithe vendin.Me pas sollen kujtimet e tyre nga puna dhe bashkepunimi me Osmanin edhe ish kolege dhe bashkepunetore te tij si Agim  Perhati,mesuesit e palodhur qe kane lene gjurme ne brezat e nxenesve ne Bulqize si Emin Gjapi e Hamdi Haka te cilet treguan kujtimet e tyre nga puna dhe bashkepunimi  me Osmanin ketu ne Bulqize.Pershendeten edhe kampioni, djali i Bulqizes,mik i familjes Miha Imail Keta,botuesi dhe drejtuesi i gazetes Rruga e Arberit Bujar Karoshi e te tjere te cilet pas kujtimeve te tyre per bashkepunimin me Osmanin dhe familjaret e tij i uruan atij ta gezoje kete titull nderi qe Keshilli Bashkiak,Bashkia dhe qytearet e saj, akorduan per intelektualin,mesuesin,drejtuesin,krijuesin dhe qytearin e mire Osman Miha.Ceremonia me tej vijoi me aktin e dhenjes se certifikates me mbishkrimin Qyetar Nderi i Bulqizes per Osman Mihen te cilen e dhane Kryetari i keshillit Bashkiak Gazmend Kenga dhe kryetari i bashkise Melaim Damzi,dekorate e cila ju dorzua Z.Osman Miha i cili ne mes emocioneve qe te jep momenti beri dhe pershendetjen e tij.Ne perfundim familja Miha ftoi te pranishmit ne nje dreke per nder te respektit qe ju be pjestarit te familjes se tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit