Qendra Shëndetësore Fushë-Çidhën në Njësinë Administrative Arras në Bashkinë Dibër, nga sot e tutje do të mbajë emrin e ish infermierit Nezir Kaloshi. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar për këtë rast, ishin anëtarë të Këshillit Bashkiak Dibër, Kryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Hajri Laçi, Sëkretarja e Përgjithshme e Prefekturës Dibër, Donika Hysenaj, Presidentja e Urdhërit të Infermierit të Qarkut Dibër, Shpresa Biçi, kolegë të Nezir Kaloshit, familjarë të tij etj. Ndërkohë të pranishmit mbajtën fjalën e rastit ku vlerësuan figurën e ish infermierit Nezir Kaloshi në fushën e shëndetësisë.Po në këtë aktivitet, Presidentja e Urdhërit të Infermierit të Qarkut Dibër, Shpresa Biçi i dorëzoi familjes një çertifikatë mirënjohjeje dhënë nga Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë.Ndërkohë në emër të familjes Kaloshi foli djali i Nezirit, Fatmir Kaloshi.