Në Pallatin e Kulturës ” Haki Stërmilli”të qytetit të Peshkopisë, u zhvillua ceremonia e dekorimit të këngëtarit Dritan Jashari këngetar i talentuar popullor, me titullin “Nderi i Kultures Dibrane”, nga Keshilli Bashkiak Dibër nën moderimin e gazetarit të njohur Defrim Methasani.Të pranishëm ishin qytetarë, intelektualë ,këngëtarë e këngëtare të njohur , të cilët, përformuan këngë popullore për pjesëmarrësit. Në mesin e tyre ishte edhe z. Leonard Tase, këshilltar i Presidentit të Republikës për sportin e kulturën dhe z. Flamur Bulku-nënkryetar i Këshillit Bashkiak te Dibrës.Në këtë aktivtet përformuan grupi i valleve të Ansamblit Dibra. Kënduan këngëtarët e njohur Nexhip Dida, Vera Laçi, Artan Kola, Perlat Sheqeri, Mendi Puci dhe Dritan Jashari. Përshëndetën dhe vlerësuan aktivitetin artistik të z. Dritan Jashari: Veli Vraniçi, Baftjar Çera, Fatos Daci, Miçe Duka, Bardhok Rajta, Linda Vraniçi etj. Titulli, i akorduar per z. Dritan Jashari, u dorëzua nga z. Flamur Bulku nënkryetar i këshillitbashkiak.Në mbarim te aktivitetit, te gjithë të pranishmit morën si kujtim fotografi me njëri-tjetrin dhe me Dritanin.Me pas, për te pranishmit u shtrua nje dreke bujare nga familja Jashari, ku u kenduan kenge dhe u hodhen valle popullore.