E hënë, 25 Nëntor, 2024

BSPSH në Burrel, konstituimi i këshillit sindikal të rrethit

  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë i drejtuar nga Gëzim Kalaja zhvilloi një takim me sindikalistë të Matit në kuadër të konstituimeve të këshillave lokal të BSPSH. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja tha se këto takimi i paraprijnë kongresit të 7-të kombëtar të BSPSH. I pyetur se përse prej një kohe të gjatë sindikatat që  operojnë në vendin tonë, nuk zhvillojnë protesta, Kalaja u shpreh se ato do të nisin pas kongresit të 7-të nëse qeveria nuk iou përgjigjet kërkesave të tyre.Përsa i përket minatorëve, Kalaja u shpreh se një arritje sipas tij është hyrja në fuqi me 1 Shtator e ligjit për rritjen e pensionit të minatorëve të nëntokës. Por ai shmangu përgjegjësinë për mbështetjen ndaj minatorëve të Bulqizës të cilët sipas tij janë mbështetur në sindikata proqeveritare.


 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit