Studjuesi i mirënjohur Ramazan Kica, i cili me botimet e tij të fundit për origjinën dhe luftrat e Skënderbeut, si dhe me romanin në proces “Lulja”, prezantohet si mjeshtër i fjalës artistike, kësaj radhe sjell për botim në “startnews.al”, një studim skurpuloz për një nga thesaret e kulturës sonë popullore. Bëhet fjalë për këngën – lengjendë “BULQIZAKE”, e cila sivjet “feston 100 -vjetorin. Risi e këtij studimi është interpretimi shkencor i gërshetimeve të gegnishtes dhe toskërishtes, në këtë këngë që hyn në fondin e artë të kulturës sonë kombëtare shqiptare. Ndonëse në pak radhë, studjuesi Kica sjell një produkt shkencor që mund të jetë i dobishëm për punën shkencore të kolegëve të tij, studjues të fushave gjuhësore, etnokulturore dhe letrare në përgjithësi. Po ashtu mund të konsiderohet si kontribut i vyer i tij në historinë e folkloristikës shqiptare.”Pas një pune në terren dhe konsultimesh me specialistë dhe të moshuar të zonës së Bulqizës,thote studiusi Ramazan Kica, arrita të mbledh, të plotë, tekstin e saj Kjo këngë është krijuar rreth viteve 1917-1919. Një djalë vjen me biçikletë nga qyteti i Dibrës në luginën e Bulqizës, nëpër rrugën e vjetër, “Rruga e Vramit”, që kalon në anën e shullanit. Rreth gjysëm kilometri pa arritur në Qafë të Dragunit sheh një vajzë. Kjo ishte Dava, e bija e Abazit (më e vogla e fëmijëve, e lindur afër ndërrimit të shekullit 19 me të 20). Dy të rinjtë u dashuruan me shikim të parë. Djali u tut nga fakti i të qenurit në një vend të huaj dhe të pa njohur dhe mbeti si i ngrirë, por vajza i foli duke i thirrur me vargjet qe nis kenga OR BARI”. Te dy të rinjtë i dhanë fjalën njëri tjetrit. Djali, u kthye. Fluturoi në Dibër dhe bëri këngën. Por fati i tyre ishte vulosur ndryshe