650 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në lagjen e re të qytetit të Bulqizës, do ta nisin mësimin ditën e hënë në ambjente krej të reja. Kjo godinë arsimore ju nënshtrua një rikonstruksioni total me një vlerë prej 80 milion lekë të rinj, financim ky i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se tashmë shkolla ofron kushte mjaft komode për zhvillimin e një procesi mësimor-edukativ me standarte. Në rikonstruksionin e shkollës është përfshirë edhe baza e re materiale, duke krijuar kështu kushte mjaft të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.Për shkak të nisjes së rikonstruksionit, vitin e kaluar 650 nxënës mësonin turn i dytë në shkollën 9-vjeçare të Lagjes së Vjetër të Bulqizës.