E martë, 26 Nëntor, 2024

Perfundon edicioni i 25-te i festivalit “Oda Dibrane” 2019

 
Për tre ditë me rradhë  eshte zhvilluar  edicioni i 25 -të i festivalit Oda Dibrane . Më shumë se 25 grupe me rreth 650 artistë mbushën rrugët e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe për tre ditë me rradhë .Oda Dibrane është festivali folklorik më i madh  që zhvillohet në trevat Shqiptare . Në këtë festival marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat Shqip folëse ,dhe nga shtete të ndryshme . Ky festival është i veçantë pasi mbahet në dy shtete.Në Peshkopi (Shqipëri) dhe në Dibër të madhe në (Maqedonine e Veriut). Këtë vit për të përshëndetur ishte ansambli shtetëror i Maqedonisë .Profesori i muzikës në Universitetin e Tetovës  Jeton Pustina , anëtar i Jurisë , tregon se si u rrit Oda Dibrane dhe sot numëron 25 vite. Ai ka luajtur në edicionin e parë si kitarist , më pas ka qenë pjesëmarrës si drejtues i ansamblit të Tetovës , dhe sot si anëtar Jurie .Koreografi i Ansamblit të Shtetit Shqiptar Gëzim Alimehmeti , vlerëson prurjet e reja nga grupet konkuruese , pjesëmarrjen e të rinjve dhe kostumografinë e larmishme .Ky festival që nga krijimi  ka menduar të risjellë në kohë folklorin e bukur , ritin , alegorinë , këngën alegorike të trevave apo zonave nga vijnë artistët , dhe këtë qëllim e ka arritur më së miri , duke i qëndruar peshës së kohës , ai sot është në vitin e 25 -te Prof.dr. Isak Shehu dekan i fakultetit të muzikes në Tiranë thotë se janë kriteret strikte që Oda Dibrane ka vendosur nga fillimi që e kanë mbajtur , por edhe grupet e përzgjedhur me kujdes kanë bërë që publiku ta mbështesë maksimalisht. Për të përshëndetur në 25 vjetorin e Odës Dibrane këtë vit ishte Ansambli shtetëror i Kosovës “SHOTA”, i cili performoi përpara publikut artdashës Dibran, gjatë kohës që juria merrte vendimin për çmimet . Në fund në natën e tretë juria ndau disa mirnjohje për artistë , grupe apo këngë të ndryshme. Çmimin e parë e fitoi ansambli i Rugëvës nga Kosova , çmimin e dytë e fitoi Ansambli nga Mati , ndërsa çmimin e tretë e fitoi ansambli nga Reka e Epërme në Maqedoni , i cili u vlerësua edhe për kostumografinë . Drejtori i festivalit Veli Vraniçi tregon sa vështirë është të mbash një festival  të tillë të këtyre përmasave.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit