Ne vijim te iniciatives per nje qytet te paster Bashkia Bulqize dhe instituacionet e tjera ne qytet kane nisur aksionin per pastrimin e qytetit. Ky aktivitet eshte bazuar ne urdherin e Ministrise se Mjedisit dhe Prefektit te qarkut Diber.Keshtu gjate dites se premte e gjithe admininstrata e Bashkise Bulqize dhe institucionet ne varesi te saj jane bere pjese e e pastrimit te qytetit. Kryetari i Bashkise Lefter Alla u beri thirrje te gjithe qytetareve qe te behen pjese e pastrimit te qytetit, nderkohe ai tha se ky proces do te vazhdoje ne te gjithe territorin e Bulqizes.