Ndergjegjesimi i keshillave te larte te sigurise lokale te cilat kane nisur punen e tyre rreth 1 vit me pare ne 61 bashkite e vendit,kete rradhe eshte ndalur ne Bulqize,ku ka zhvilluar mbledhjen e Keshillit Vendor te sigurise Publike.Ne kete keshill ishin edhe specialist te policimit ne Komunitet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Drejtues te Qendres se Koordinimit Kunder Ekstremizmit te Dhunshem, sherbimet sociale, arsimi, sherbimet shendetesore, sherbimi pyjor dhe mjedisi, prefekturen, shoqerinte civile, bashkesite fetare, komunitetin e biznesit, mediat lokale, grupet vullnetare, dhe organizata te tjera vendore. Ky projekt per Krijimin e Keshillave Vendore te Sigurise Pulbike ne te gjitha bashkite e vendit eshte bere me ndihmen e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Ky takim u drejtuan nga Lejdi Dervishi kordinatore e qendres se kordimit kunder ekstremizmizmit te dhunshem. Nderkohe kryetari Bashkise Bulqize Lefter Alla pasi falenderoi pjesmarresit e Keshillit te Sigurise tha se do ti japin prioritet ketij Keshilli duke e shtrire ate me takime ne çdo cep te territorit administrativ qe drejton.Drejtori i Qendres se Koordinimit Kunder Ekstremizmit te Dhunshem, Agron Sojati tha se funksionimi i ketij keshilli do te parandalonte rastet e ekstremizmit te dhunshem ne komunitetet ku jetojme.Takimi me pas nisi me diskutime te pjesmarreseve te institucioneve te ndryshme, te cilet shprehen gadishmerine per te mundur ndergjegjesimin e sigurise ne kete komunitet.