Lagjja e Re e Bulqizës tashmë ka të gjitha rrugët e saj të brendshme të asfaltuara. Më në fund është finalizuar projekti i financuar nga Bashkia Bulqizë që kap vlerën e rreth 29.5 milion lekëve të rinj. Në mbyllje të investimit ishte i pranishëm vetë kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla, i cili tha se një ndër prioritetet e tij është edhe krijimi i infrastrukturës rrugore jo vetëm për lagjet e qytetit, por edhe për njësitë administrative. Investimi në këtë bllok banimi është bërë në asfaltim rrugësh, ndërtim trotuaresh dhe ndriçim led.Investimin e kanë mirëpritur edhe banorët të cilët shprehen se tashmë nuk do të kenë më baltë para banesave të tyre dhe se janë krijuar mjaftueshëm hapsira çlodhëse.