E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Bulqizë, Sopoti me probleme të shumta


Banorët e fshatit Sopot në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë, kanë investuar vetë për infrastrukturën rrugore të tyre. Dhjetra banorë në lagjen Preftarkë kanë punuar me ditë të tëra për të ndërtuar rrugën e tyre pasi instancat vendore e ato qëndrore nuk e bënin. Banorët thonë se edhe pse rrugën e ndërtuan vetë, Bashkia Bulqizë nuk na ka ndihmuar aspak për ta shtruar kete rruge , duke e lënë krejtësisht në mëshirë të fatit. Ata shtojnë se të paktën prej një viti, askush  nuk është parë në lagjen e tyre, jo vetëm për të investuar në rrugë, por as për t’i pyetur nëse kanë probleme apo jo.Por banorët nuk kanë investuar vetëm në rrugë, por edhe në ujin e pijshëm pasi janë bërë të gjithë bashkë. Megjithatë, uji i pijshëm ka probleme pasi nukështë i sigurtë për konsumim.Nga ana tjetër banorët thonë se gjatë stinës së dimrit ata janë pothuajse totalisht të izoluar pasi rruga bëhet e pakalueshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit